Loading…
Njeriu më i pasur në Britani dhe mbështetësi i madh i Brexit tani do të zhvendoset në Monako
  • 09/08/2018 | 19:54

...

Sir Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë dhe mbështetës kyç i daljes së Britanisë nga BE, ka vendosur të largohet nga Britania dhe të jetojë në Monako.


Pavarësisht pretendimeve të tij të mëparshme se Britania do të ishte krejtësisht mirë jashtë BE’së, miliarderi ka vendosur të lë vendin e tij të lindjes dhe të jetojë në Monako, banorët e së cilës nuk paguajnë taksa për të ardhurat, shkruan theTelegraph, transmeton gazetametro.net

Milarderi u emërua si njeriu më i pasur nga lista e këtij viti për njerëzit më të pasur e ‘Sunday Times’, me një pasuri prej 21 miliardë funta.

Para referendumit të vitit 2016, ai e bëri të qartë se mbështet daljen e Britanisë nga BE dhe pretendoi se Britania do të përparojë nëse del. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë