Loading…
Njeriu që e bëri selfien e parë në vitin 1839
  • 13/12/2017 | 16:11

...

Ka kohë që bota e ka parë fotografinë e parë, mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për selfien e parë. Selfie është një ndër ndryshimet që ka sjell zhvillimi i hovshëm i teknologjisë që po e përjetojmë. E shpikur fillimisht për video, kamera e përparme e telefonit i është prezantuar njeriut në fund të vitit 2003. Që nga ajo kohë, teknologjia e videove të telefonit ka përjetuar ndryshime të mëdha, shkruan Gazeta Metro.


Tani shumica prej jush mund të mendoni që Selfie e parë u bë në vitin 2003, mirëpo në fakt ajo u bërë shumë kohë më herët.

Ajo u bë kohë para zbulimit të kamerës së përparme.

Robert Cornelius ka qenë një fotograf amerikan, i lindur në vitin 1809. Ai ka qenë i interesuar për kiminë, dhe i ishte bashkuar babait të tij në prodhimin e argjendit dhe lyerjen e metaleve. Pasi u bë i suksesshëm, ai u kontaktua nga zbuluesi Joseph Saxton. Ai i kërkoi Cornelius-it  që të prodhojë një pjatë të agjentë për një portret të tij të bërë atëherë.

Ky ishte edhe procesi i parë i krijimit të fotografisë që u bë publik për syrin e publikut, dhe u përdor 20 vjet pas shpikjes së tij. Ky zbulim u prezantua në vitin 1839.

Procesi ishte mjaft i ndërlikuar, fotografi me këtë rast ka ngjyrosur një pjatë të argjendë derisa ajo mori pamjen e një pasqyre.

Pas kësaj, pjata u trajtua edhe me tym, duke e bërë kështu atë të ndjeshme ndaj dritës në mënyrë që të mund të ekspozohej para kamerës për aq kohë sa të kishte nevojë, shkruan Gazeta Metro.

Selfie e famshme u shkrep në tetor të vitit 1839. Pasiqë për t’u realizuar fotografia ishin të nevojshëm 3-15 minuta, fotografi kishte kohë të mjaftueshme për t’i kryer gjithë hapat e nevojshëm për ta bërë atë selfie. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë