Loading…
Njihuni me 5 vendet më të shëndetshme në botë
  • 07/09/2018 | 18:24

...

Të jesh një ndër vendet më të shëndetshme në botë nuk e kemi fjalën vetëm tek ushqyerja e mirë por tek disa zakone të cilat nëse ndërveprojnë me njëra tjetrën janë rezultat i një jetese tepër të mirë.


Edukimi, pozicioni gjeografik, ushqimi dhe kultura janë sekretet e një vendi të shëndetshëm. Më poshtë do tu njohim me 5 vendet më të shëndetshme dhe me një jetë të mirë në të gjithë botën.

1.Monako është vlerësuar si vendi i parë për jetesë tepër të shëndetshme.

Monako shtrihet në Mesdhe, duke u lidhur me malet dhe detin, ndërkohë që kufizohet me Francën. Ai është i vendosur në perëndim të Gadishullit Italian. Është i famshëm si “këndi i lojrave” i të pasurve dhe të famshmëve, i njohur si një nga qytetet më të bukura dhe me një gjendje ekonomike për t’u patur zili. Mund ta thuash pa frikë se njerëzit që jetojnë në Monako janë më pak të stresuar e më të shëndetshëm. Pritshmëritë e jetëgjatësisë: 89 vjeç.

2. Japonia është vendi i 3-të me ekonominë më të lartë në botë, Sipas kësaj Japonia merr vlera duke shkëlqyer në gjithçka: financë, teknologji, inovacion dhe shëndetësi. Me toka dhe burime fantastike, Japonia ka një kulture mjaft të pasur dhe është një nga vendet me kuzhinën më të shëndetshme në botë. E vlerësuar shumë lart në indeksin e zhvillimit njerëzor . Japonezët shquhen se janë në kërkim të perfeksionit mbi zhvillimet e mëtejshme për t’u përmirësuar akoma më shumë dhe për t’u bërë vendi i 2-të më i shëndetshëm në botë, pavarësisht shkatërrimeve natyrore dhe industriale. Pritshmëritë e jetëgjatësisë: 84 vjeç.

Këto ishin 5 vendet me jetesë të shëndetshme, ekonomi të mirë, kulturë , shumë pak stres, bashkëpunim , ushqim të mirë , argëtim dhe në fund të ditës popujt e këtyre vendeve janë të lumtur.

3. Republika e Singaporit, qytet ishulli në Juglindje të Azisë është një lider boteror në të gjitha sferat e financës. Renditet e 9-ta në Indeksin e Zhvillimit Njerezor. Njerëzit bëjnë një jetë të shpejtë dhe aktive me nje nga sistemet më të pastra, më të edukuara, më të shëndetshme dhe më të organizuara në glob. Kultura e ushqimit është vlerësuar shumë edhe nga dietologët më në zë, kanë kulturë ngrënien në porcione të vogla dhe të shpeshtë gjatë ditës.

Është gjithashtu një qendër kulturore duke qenë se është një nga vendet me diversitet më të lartë njerëzish në Azi. Pritshmëritë e jetëgjatësisë: 84 vjeç.

Besoj se të gjithë e kuptojmë se çfarë na mungon si popull për të pasur një jetë të shëndetshme. Sikur vetëm pak të vinim në zbatim nga zakonet e një jete të mirë, Shqipëria do të ishte ndryshe…

4. Makau është i vendosur në Gadishullin Makau, në perendim të Hong Kong-ut

Makau është një nga vendet më të pasura në botë. Ka një sukses në industrinë e turizimit dhe lojrave të fatit që e bëjnë Republikën e Makaut të jetë një nga vendet me fuqinë blerëse më të madhe në bote.

Është i vetmi vend aziatik që shquhet për mirëqenie, me një mënyrë jetese të mirë dhe jetëgjatësi, edukim dhe të ardhura të konsiderueshme. Pritshmëritë e jetëgjatësisë: 84 vjeç.

 

5. Republika e San Marinos është e vendosur në pjesen verilindore te Gadishullit Italian. Ka një cilësi shumë të mirë për klimën Mesdhetare dhe Kontinentale, me ushqimin e mire dhe kulturen e verës. Është një nga shtetet sovrane më të vjetra e më rezistuese ndaj periudhave të ndryshme. San Marino ka popullsi të vogël dhe është vendi i tretë më i vogël në Këshillin Europian.

Pozicioni i tij i ngritur dhe i rrethuar nga një varg malesh në të majtë dhe detin Mesdhe në të djathtë ndikon në shëndetin dhe lumturinë e njerëzve.

 

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 15:10
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë