Loading…
Njihuni më ‘bishën’ e re të Trumpit: Ç’përmban automobili nëntë tonelatash?
  • 26/09/2018 | 17:16

...

Donald Trump ka marrë në shfrytëzim automobilin e ri presidencial, ndërsa presidenti amerikan me këtë automjet të ri ka shkuar në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Mediet njoftojnë se limuzinën e ka punuar Cadillacu, ajo ka rrjedhur nga platforma e kamionëve Chevrolet Kodiak dhe është e pajisur me mburojë të blinduar. sipas të dhënave jozyrtare, masa a automjetit është rreth shtatë deri nëntë tonelata, ndërsa mund të zërë gjithsej shtatë njerëz, transmeton gazetametro.net.

Limuzina është e pajisur me oksigjen, ndërsa është rezistente ndaj sulmit me armë të zjarrta e shpërthyese, ka mundësi të sulmit me gaz lotsjellës, ndërsa atraksion i veçantë është frigoriferi me rezerva gjaku të grupit të Trumpit.


‘Bisha’ është e qëndrueshme ndaj sulmit me mjete kimike, ndërsa marifeteve tjera do t’u turpërohej edhe vetë James Bondi. Ajo ka të ashtq. ‘sistem të të parit natën’, lëshimin e vajit në rast ndjekjeje, ndërsa madje edhe dorëzat e derës mund të elektrifikohen për të shokuar ata të cilët do të tentojnë të hyjnë të paftuar.

‘Bisha’ po ashtu përmban edhe një varg teknologjish ekspansive të komunikimit, duke përfshirë, por tjerash, mundësinë e dërgimit të shifrave të nevojshme për aktivizimin e armëve nukleare./1gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë