Ky mund të konsiderohet edhe si avioni më i frikshëm transportues ushtarak i Forcave Ajrore amerikane, me një gjatësi prej 91 metrash dhe lartësi afro 19 metrash në bishtin e tij.
Bëhet fjalë për “Lockheed Martin’s C-5 Galaxy”, me një depo fluturuese prej 36 metrash të gjatë dhe 5 metra të gjerë, që mund të mbajë njësite ushtarake të gatshme për luftim, apo të ofrojë furnizimet e nevojshme kudo në botë.
“C-5 Galaxy” ka një kapacitet prej 142 tonësh, aq sa është ekuivalenti i mbajtjes së dy tankeve “M1A1 Abrams”, 6 autobusë, apo 25.8 milionë topa ping pongu. /gazetametro.net
Më poshtë mund ti shikoni pamjet për t’u njohur më mirë me këtë avion ‘monstër’ të Forcave Ajrore amerikane: