Për 13 vite u fali ngrohtësi e dashuri atyre që kanë më së shumti nevojë. Behrie Gashi, është gruaja nga Shtimja e cila me duart e saj rriti 18 fëmijë pa kujdesje prindërore, përcjell Gazeta Metro.
Ajo tregon se kur ka filluar këtë ka qenë në moshën 34 vjeçare.
‘Kur thirrin dhe tegojnë se dojnë më strehu një fëmijë, më duket si me ardhë një fëmijë biologjik. Përkujdesja u kon shqetësuese, pasi çdoherë themi se a mund të ia dalim apo jo,’ u shpreh ajo.
Ajo thotë se prej 18 fëmijëve që është përkujdesur deri tani, 10 nga ta kanë qenë të sëmurë, një nga ta madje shumë rëndë, por ia kanë dalë ta shërojnë.
‘10 prej 18 kanë qenë me probleme shëndetësore’, thotë ajo për rtv dukagjinin.
Ndërkohë, Z.Gashi tregon se ajo këtë punë e bënë me ndihmën e bashkëshorit dhe fëmijëve të saj./Gazetametro.net