Thellë në fund të oqeanit jeton një i ashtuquajturi ‘peshkaqeni i frikshëm’. Por ai nuk duket e as nuk vepron si llojet e tjera të spcies së tij.
Këto lloje gjallesash nganjëherë quhen “fosile të gjalla”. Kjo është për shkak se fosilet e tyre datojnë qysh para 80 milionë vitesh dhe disa shkencëtarë mendojnë se ato kanë ekzistuar para 300 milion vitesh, transmeton gazetametro.net
Forma e tij i gjason më shumë një gjallese parahistorike se sa në një të kohës së sotme. Ky jeton në thellësi të oqeanit, kështu që njerëzit nuk mund ta shohin atë shpesh. Disa nga peshkatarët që e kanë parë, kanë reaguar në mënyrë të tmerrshme. Nuk është e vështirë të kuptojmë përse.
Brenda nofullës të këtij peshkaqeni ka disa dhëmbë në formë të gjilpërave që shtrihen përgjatë nofullës së gjatë dhe të sheshtë.
Shpejtësia është çelësi, pasi peshkaqenët e frikshëm nuk dinë të jenë grabitqar super inteligjent ose vicioz.
Një peshkatar japonez e ka kapur një të këtij lloji në vitin 2007. Ky ndoshta ishte edhe një shans i mirë për shkencëtarët, ku ata do të mësonin shumë më shumë për kafshët. Megjithatë ai vdiq pasi u vendos në një rezervat me ujë të detit. Është e mundur të ketë qenë i sëmurë pasi është gjetur në ujëra të cekta. /gazetametro.net