Loading…
Njihuni me reperin më të ri të skenës
  • Nga

  • SHPEND LIPA

  • Jan 11, 2017 | 22:27

...

Është muzika rap ajo e cila vazhdimisht sjell risi në muzikë, qoftë me bashkëpunimet me artistë të zhanreve të tjera apo me temat që trajtojnë me tekstet e tyre.


Vendi jonë çdo ditë e më shumë sjell risi në muzikën rep, duke shfaqur talentë të rinjë të cilët shumë shpejtë kapin tregun dhe pëlqehen shumë nga publiku dhe ata qe i dëgjojnë.

Lorik Zhuja është një emer i ri i këtij zhanri, një emër qe po pëlqehet shumë nga publiku me projektin e tij të parë, që titullohet “5K GRAMM”, një këngë qe dallon shumë nga ajo se çka jemi mësuar të shohim e të dëgjojme, shkruan Gazeta Metro.

I pyetur se kur kanë qenë fillimet e tij në muzikë dhe si e ka parë talentin e tij për zhanrin që sot e bën, ai ka treguar se fillimet kanë qenë kryesisht në lagje, “Një shok tregojke talentin për beatbox, dhe prej aty e kam vazhduar e perforcuar lojen me fjalë në tekste qe tani i posedoj në kënge.” ka shtuar Lorik.

lorik

Ai thotë se ësht shumë i vështirë depertimi në tregun tonë, por me punë arrihet gjithçka, duke na lënë te kuptojmë se talented e rinj nuk duhet hequr dorë edhe perkunder kushteve dhe mundësive që ka tregu muzikor në vendin tonë, ku kushtet për perkrahjen e tyre janë minimale.

“Profesionalizmi arrihet nëse punon konstant, dhe mendoj që duhet të ketë bagazh të këngve pasiqë ndërkohë shihet edhe puna e individit nder vite, që në momentin kur të ketë qasje në treg të jetë në nivelin që e ka pasë për qëllim gjatë zhvillimit të të tyre në karrierë.”, është shprehur ai i pyetur se ku qëndron profesionalizmi i artistit dhe zhvillimit të tij në tregun vendor, në mënyrë që të konsiderohet si artist serioz dhe me fokusim të qartë ne muzikë, çka Loriku jep shpresën që e posedon këtë.

zhu

20-vjeçari rrëfen se hip-hopi i viteve të fundit është kualitativ, dhe thotë se është normal nësë del prej kornizave te stilit të reperit për shkak të perfitimeve. “Ështe biznis personal ne kohën të cilen po jetojmë, mendoj se i ka dy anë,  edhe të mirë edhe të keqë, varet se qysh e perception publiku dhe dëgjuesi.” , ka përfunduar ai.

Ai mendon se ka shumë shumë artista të mirë vendor, ai përmend MC Kreshëna, Lyrical Son, Ledr Vulën si të preferuarit e tij, dhe sipas tij janë keta repera nga Kosova qe po bijnë kualitet. PNL janë te preferuarit e tij nga skena e huaj, ai thotë se grupi francez përqojnë mesazhe shumë të mira me projektet dhe me pruarjet e tyre.

Per “5K GRAMM”, qe njeherit është edhe projekti i tij i parë profesional dhe i fundit për te. Ai ka shpalosur bashkëpunëtoret e tij duke thëene se kënga është inçizuar, miksuar dhe masterizuar prej HD studio, me instrumental nga Es Music, me tekst nga vet reperi dhe per xhirimet e klipit që janë realizar nga Arber Maloku dhe Blerim Berisha, dhe me montazhë nga  Egzon Surkishi, “Faleminderit të gjithve per perkrahjen e pandalshme që kanë treguar për projektin e fundit.”, ka shtuar ai.

Se çfarë premton 2017-ta për Lorik, ai është shprehur se për një kohë  të shkurtër do del edhe një videoklip. “Le të jetë sekretë, është një këngë me mesazh shumë të mire, shumë shpejtë do publikoj informata rreth projektit , poashtu edhe disa këngë do të publikohen gradualisht.”, ka përfunduar Zhuja për intervistën.

Kujtojmë se reperi me projektin e fundit është shumë i kënaqur dhe se kënga është pëlyer shumë, bashke me vizualitetin e klipit që nuk dallon shumë nga klipet e artisteve të njohur vendor. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë