Loading…
Njihuni me veturën më të shëmtuar në botë
  • 04/11/2017 | 14:05

...

Vetura  Hoffmann e vitit 1951, e gjermanit M.Hoffmann është vetura më e shëmtuar në botë.


Ky model nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjeve të mëhershme të veturës më të keqe në botë për shkak se kurrë nuk ishte futur në prodhim serik.

Sipas eub-faqes “Microcarmuseum”, kjo veturë unikate ishte prodhuar në mes të viteve 1949-1951 nga gjermani M. Hoffmann. Ajo ka tri rrota, ku rrota e pasme është dhe rrotë drejtuese e makinës.

Kjo veturë është e pajisur me motor një-cilindërsh me kapacitet 200 ccm, që prodhon 6,5 KF, me të cilin mund të arrijë shpejtësinë prej 45 km/h. Mjaftueshëm, sepse një shpejtësi më e madhe nuk do të ishte e sigurt për ngasësin e saj.

Një ekzamplar në gjendje të rregullt i kësaj veture ekziston edhe në ditët e sotme, ndërsa Jason Torchinsky nga “ Jalopnik” kohë më parë e kishte rastin të testonte atë dhe të realizonte një video-material që tregon karakteristikat e kësaj veture të shëmtuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë