Loading…
Njollat e errëta në lëkurën delikate hiqen me këtë përbërës që nuk ua merr mendja
  • 19/06/2017 | 12:21

...

Lëkura në vendet delikate, si poshtë sqetullave ose në zonën intime mund të marrë një ngjyrë më të errët për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Të gjitha e keni këtë problem, që bie më shumë në sy në momentin që ekspozohemi në plazh, apo në ambiente me shumë njerëz në stinën e verës.


Është e pamundur që ta ndryshoni me ndonjë krem të posaçëm në pak kohë, ose kërkon një trajtim të veçantë të kushtueshëm. Po si mund të shmangni të gjitha këto dhe të arrini rezultatin që dëshironi, për t’u dukur shumë e hijshme dhe për t’u kujdesur për veten tuaj? Ka një përbërës që ndoshta nuk ua ka marrë mendja dhe ai gjendet në kuzhinën tuaj, transmeton shije.al. Po, po! Është patatja. Zgjidhja më e mirë për heqjen e këtyre njollave në lëkurë në zonat delikate.

Si ta përdorni:

Me anën e një grirëseje mund ta bluani 1 patate dhe të merrni prej saj lëngun. Aplikojeni me duart tuaja në zonën e nxirë të sqetullave, apo të bikinit. Gjithashtu, ky lëng mund të përdoret edhe te pjesa e bërrylave, apo e gjunjëve. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë. Për të marrë të njëjtin efekt mund të provoni ta bashkoni me lëng limoni.

Ndiqeni këtë procedurë për disa ditë rresht dhe do të shikoni se sa e dobishme është ajo. Limonët përveçse shijes dhe aromës së tyre të jashtëzakonshme kanë dhe veti mjekësore të pafundme dhe mund të trajtojnë probleme të shumta shëndetësore. Lëngu i patates dhe limoni të dy kanë shumë vitaminë C. Ata duke u bashkuar ndihmojnë fytyrën të ushqehet nga brenda. Ky bashkim i jep shkëlqim natyral nga jashtë lëkurës, pasi është një kombinim shumë efektiv që heq hiperpigmentimin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë