Loading…
Nokia 3310 bëhet me versionin 3G
  • 29/09/2017 | 16:49

...

Bëhet fjalë për versionin më të ri të modelit të famshëm, të cilin shumica e konsiderojnë si telefonin më të besueshëm në historisë.


Kjo pajisje ishte prezantuar në shkurt, në kongresin MWC në Barcelonë, kur ishte thënë se Nokia 3310 do të jetë 10 herë më i shpejtë, do të ketë lojën e popullarizuar Snake dhe tonet e njohura.

Versioni 2G ishte i pranishëm në qershor, në Singapor, Zelandë të Re, Holandë dhe SHBA, derisa versioni 3G vjen më 16 tetor në Australi, me çmim prej 69 eurosh.

Nokia e re ka ekran me ngjyrë 2.4 inç, kamerë 2 MP, 16 MB hapësirë për ruajtje dhe mbështetje për MicroSD deri në 32GB. Bateria zgjat 6.5 orë për bisedë, përkatësisht 37 ditë në opsionin standby.

Nokia 3310 (2017) ka aplikacione, të cilat janë në harmoni me kohën moderne dhe loja Snake do të jetë e pranishme përmes rrugës së Facebook Messenger për të gjithë përdoruesit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë