Loading…
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB
  • 24/02/2018 | 12:29

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizion publik të Japonisë, “NHK”, dhe gazetën më të madhe, “Mainichi”, ka folur për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Në këto dy intervista, presidenti Thaçi ka folur për shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik, aspiratën për t’u bërë vend anëtar i NATO-së dhe BE-së.

Presidenti Thaçi, për dy mediumet më të rëndësishme në Japoni, ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, për të përditshmen japoneze “Mainichi” ka theksuar se në këto dhjetë vjet, Kosova ka arritur të sigurojë shumë njohje dhe anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare.

“Në këto dhjetë vjet kanë ndodhur ndryshime historike”, ka shtuar ai.

Thaçi, për mediat japoneze, ka thënë se Kosova në dekadën e pavarësisë ka arritur që të ketë katër për qind të rritjes ekonomike. Sipas tij, është arritur që të përmirësohet rritja e të punësuarve, si dhe rritja e mirëqenies sociale.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova aspiron që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi për televizion publik të Japonisë, “NHK”, ka thënë se beson që gjatë këtij viti do të arrihet një marrëveshje historike ndërmjet dy shteteve.

“Por, do të ndërtojmë, do të arrijmë marrëveshjen historike, si dy vende sovrane, për paqe, stabilitet, normalitet dhe pajtim e bashkëpunim”, ka shtuar Thaçi për “NHK”.

Ndërsa, për gazetën e përditshme, “Mainichi”, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Paga e Thaçit gati trefish më e lartë se e Vucicit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë