Loading…
‘Nostradamusi’ meksikan parashikon fatkeqësi të mëdha për 2017-n (Video)
  • Jan 7, 2017 | 17:00

...

I vetëshpalluri “magjistar i madh i Meksikës” i ka kthyer në traditë parashikimet për vitet që porsa hyjnë, dhe 2017-n e sheh plot me zhvillime, përfshirë këtu dhe sulme të ISIS-it në Amerikë.


“Numri më i madh i goditjeve të ISIS-it këtë vit do të jetë në Shtetet e Bashkuara. Sulmet kanë filluar e do të përshkallëzohen. Ndërkohë, diku nga muaji prill do të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të presidentit Donald Trump”, tha Antonio Vazquez, “magjistari i madh” i Meksikës, shkruan TCH.

Antonio Vazquez profetizon gjithashtu se do të ketë dy apo 3 tentativa ndaj jetës së Trumpit, të cilat do të rezultojnë të pasuksesshme. Në fund, njeriu që meksikanët e njohin si “Brujo Mayor”, parashikon se lordi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman do të vdesë në burg.

Magjistari ka një histori të gjatë parashikimesh, e në televizion është shfaqur për herë të parë që në vitet 1960, megjithatë ai gaboi kur tha se Barack Obama nuk do t’i fitonte zgjedhjet në vitin 2012, ndërsa për Trumpin mendonte se garën presidenciale nuk do ta vazhdonte dot nën siglën e republikanëve, por si i pavarur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë