Loading…
“Nuk do e jepja vendin as për 50 mijë dollarë”: I ‘çmenduri’ pas iPhone 8 që 10 ditë e bën gjumin para dyqanit
  • 12/09/2017 | 17:36

...

Një adhurues i flaktë i iPhone ka për qëllim që të jetë personi i parë që do të ketë në duar prodhimin e fundit kompanisë Apple, iPhone 8, i cili pritet të dalë në shitje në më pak se dy orë.


Gjiganti teknologjik pritet që ta lansojë iPhone 8, i cili me gjasë do të quhet iPhone X, në Kalifornia të SHBA’së, mirëpo  gati 12 mijë kilometra lart nga aty në Sidnei të Australisë, Mazen Kourouche është duke pritur jashtë dyqanit të Apple që ai të bëhet i pari që do ta ketë, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Metro.

Ai ka 10 ditë që po qëndron para dyqanit të Apple në Sidnei.

Student i inxhinierisë beson se kjo pritje ka shumë vlerë.

“Vitin e kaluar unë isha i treti në rresht, ndërsa një vit para tij isha i 100-ti, kështu kësaj radhe kam vendosur të bëjë edhe gjumin këtu”, thotë 20 vjeçari.

Ai është aq i vendosur ta arrijë këtë qëllim, sa s’ka asnjë mundësi që ta japë vendin e tij.

“Nëse dikush do më ofronte 50 mijë dollarë nuk do e jepja vendin tim, sepse nëse jam i pari që do ta blej iPhone atëherë do të kem 50 mijë ndjekës në rrejte sociale, dhe kjo gjë do më sigurojë mua 50 mijë dollarë në aspektin afatgjatë”, thotë ai.

Ai poashtu ka marrë me vete dy shokë që do të sigurohen se ai nuk do ta humb radhën.

Studenti gjatë kësaj kohe po ndjek edhe mësimet në fakultet, kështuqë gjatë kohës që ai mungon duhet të sigurohet se është dikush aty për të që po e ruan vendin e parë, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë