Loading…
Nuk duron Perez, tregon se kur do të largohet Lopetegui
  • 21/10/2018 | 23:01

...

Sipas të përditshmes “Sport”, numri një i “Los Blancos” duket se ka shkaruar në mendjen e tij ish-trajnerin e Spanjës, i cili do të qëndrojë në drejtim të ekipit deri në përfundim të ndeshjes me Barcelona-n.

Emri i zëvendësuesit nuk është akoma i njohur, por do të zbulohet shumë shpejt. Ndërkohë, Real po përgatitet për ndeshjen e së mërkurës kundër Viktoria Plzen, një takim i lehtë, të paktën në letër, për ekipin e Lopetegui, por gjithçka është e mundur, duke parë momentin që po kalojnë madrilenët.

Nuk mbaron këtu, sepse, gjithmonë sipas “Sport”, Perez kishte vendosur ta shkarkonte trajnerin pas ndeshjes me Alaves, por pushimi i kampionatit për kombëtaret e ka bindur që ta mbajë në stol deri për “El Clasico”-n, duke parë se pasardhësi i tij nuk do të kishte patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë