Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenën, zëvendësministrin e arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Nga Vrella e Istogut, kryeministri ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria, njofton gazetametro.net.
“Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë po. Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka thënë Haradinaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmeni.
Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës./gazetametro.net