Loading…
Nuk jemi vetëm! U zbardhën detajet e reja mbi burimin e sinjaleve misterioze nga gjithësia
  • 12/01/2018 | 15:26

...

Radio sinjalet e shpejta apo FRBs për herë të parë janë zbuluar në vitin 2007, dhe prej atëherë janë regjistruar gjithsej 18 herë, ku vetëm njëri nga ato sinjale u përsëritë disa herë. Pasi e zbuloi sinjalin e parë teleskopi australian Parker, shkencëtarët e kanë analizuar sinjalin i cili përsëritej për të konstatuar prej nga vjen dhe çfarë po e prodhon.


Sinjalet janë dukshëm të forta dhe zgjasin shumë shkurt, në mes 30 mikrosekonda dhe 9 mili sekonda, dhe lirojnë sasi të pabesueshme të energjisë, ekuivalent me atë çfarë Dielli ynë liron gjatë një dite. Si burimi i tyre, vitin e kaluar u detektua një galaktikë e vogël e largët më shumë se tre miliardë vite drite, dhe tani shkencëtarët kanë zbuluar gjëra tjera mbi kushtet e pazakonta në të cilat lindin këto sinjale.

“Sinjalet janë shumë të polarizuar, dhe vijnë nga ambienti i cili përbënë fushë të fortë magnetike. Gjithashtu, sinjalet i kemi detektuar në frekuencë më të lartë se deri tani. Kur radio valët kalojnë nëpër fushë magnetike vjen deri te “rotacioni” i tyre, dukuri e njohur si efekti apo rotacioni i Faradejit. Sa më e fortë është fusha magnetike aq më i fortë është edhe rotacioni, dhe për këto sinjale është më i fortë i matur ndonjëherë. Kjo na tregon se sinjalet vijnë nga dy burime potenciale: ose nga afërsia e vrimës së zezë apo nga mjegullnaja e fuqishme, mjegullnaja ndëryjore apo nga retë të mbushura me hidrogjen, helium dhe gazrat tjera të jonizuara në të cilat lindin yjet”, shkruan në studimin të cilin e ka publikuar revista Nature, shkruan Gazeta Metro.

Shkencëtari Vishal Gajjar, i cili punon në projektin SETI (kërkim i inteligjencës jashtëtokësore), ka përmendur se nuk duhet menjëherë të përjashtohet mundësia se sinjali vjen nga jashtëtokësorët, gjegjësisht nga jeta inteligjente nga gjithësia e thellë.

“Po tentojmë të përcjellim se si cilësitë e zbrazjes ndërrojnë gjatë kohës, për të kuptuar se cila hipotezë është e saktë, atëherë fjala është për yllin neutron afër vrimës së zezë, apo për yllin neutron brenda mjegullinës”, thotë Jason Hessels nga Universiteti i Amsterdamit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë