Loading…
Nuk mund të flini? Me këto 4 metoda do të jeni në gjumin më të mirë për 2 minuta
  • 08/10/2018 | 21:16

...

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur.


Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve. Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit.

Mirëpo, çfarë të bëjmë nëse kemi probleme me gjumin natën? Bright Side na tregon se si për 120 sekonda mund të flini direkt. Një gjumë i mirë gjatë natës do të thotë një ditë e mirë të nesërmen.

Hapi i parë

Relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Hapi i dytë

Lëshoni sa më lirshëm krahët tuaj dh shtrihuni në shpinë drejt.

Hapi i tretë

Nxirrni frymën jashtë dhe qetësohuni. Pastaj, relaksoni këmbët!

Hapi i katërt

Hapat e mësipërm do t’ju duken të lehtë kur të lexoni të katërtin. Ju duhet ta “fiksoni” mendjen tuaj. Relaksohuni dhe mos mendoni asgjë për 10 sekonda. Mendoni 3 imazhe që të mund të fshijnë mendimet tuaja: Liqenin, detin ose qiellin.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë