Loading…
Nuk ndalet Haradinaj, emëron edhe një zëvendësministër në Qeverinë e tij
  • 11/10/2018 | 17:43

...

Edhe një zëvendësministër ju është shtuar batalionit të Qeverisë Haradinaj, bëhet fjalë për Muhamet Kelmendin nga AAK, i cili është emëruar si zëvendësministër i gjashtë në Ministrin e Arsimit.


Gjendja jo e mirë e Qeverisë Haradinaj duke e parë se ditëve të fundit kërcënimet nga ana e presidentit Thaçi për rrëzimin nga pozita si kryeministër dhe mungesa e numrave të deputetëve të koalicionit PAN në Kuvendin e Kosovës, nuk e ka penguar Haradinajn  ta emërojë edhe një zëvendësministër gjatë mandatit të tij, shkruan gazetametro.net.

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj tashmë vetëm se po rritet dhe nga shifrat jozyrtare thuhet se ka kaluar numrin 100.

Muhamet Kelmendi i partisë së kryeministrit do të jetë tash e tutje zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për emërimin e zëvendësministrave. Ky numër është më i madhi në historinë e Kosovës.

Ndryshe, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, këto pozita qeveritare i kushtojnë buxhetit  milionë euro në vit, pasi paga mujore e një zëvendësministri është rreth 1200 euro, shkruan gazetametro.net.

Zëvendësministri ka të drejtë të ketë edhe staf përcjellës, si asistentë dhe shoferë personal.

Në anën tjetër, shefja e zyrës se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, pati thënë muaj më parë se do të dëshironte që paratë që shpenzohen për pagat e zëvendësministrave të përdoren për reformë të thellë në arsim./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë