Loading…
Nuk publikohet kontrata për Kosovën e Re në gjuhën shqipe
  • 01/08/2018 | 08:15

...

Kanë kaluar shtatë muaj qëkur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, publikisht kishte premtuar se kontrata komerciale për ndërtimin e termocentralit  “Kosova e Re” do të publikohet për tre muaj. Por, përveç qasjes në gjuhën angleze qytetarët e Kosovës prej asaj dite nuk kanë mundur të lexojnë asnjë faqe të përmbajtjes në gjuhën shqipe për t’i kuptuar detajet e kontratës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik po vazhdon t’i mbajë të mbyllura për qytetarët kontratat komerciale të nënshkruara me kompaninë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në këtë institucion po arsyetohen se zvarritja po ndodh për shkak të numrit të madh të faqeve të kontratës dhe të kohës shtesë të kërkuar nga përkthyesit e angazhuar që kontrata të përkthehet në mënyrë sa më profesionale.

Gazeta “Zëri” i ka përcjellë pyetjet me shkrim kabinetit të ministrit Valdrin Lluka për t’i kuptuar arsyet e mospërkthimit të kontratës në gjuhën shqipe.

Në përgjigjet me shkrim të kësaj Ministrie bëhet e qartë se përkthyesit e kontraktuar ende nuk kanë arritur ta finalizojnë përkthimin. “Duke qenë se janë 8 kontrata komerciale me një numër të konsiderueshëm të faqeve, ndërsa gjuha e kontratave është shumë teknike dhe specifike, përkthyesit e angazhuar nga MZHE-ja kanë kërkuar kohë shtesë në mënyrë që përkthimi të bëhet sa më profesional dhe duke i qëndruar besnik versionit origjinal.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë