Loading…
Nuk ua hanë fëmijët perimet? Ja aplikacioni shpëtimtar!
  • 06/08/2018 | 14:14

...

T’i bindësh fëmijët për të ngrënë perime ndonjëherë mund të jetë ankth i vërtetë. Por, me ndihmën e këtij aplikacioni për telefona të mençur, fëmijët nazeçarë do të mund t’i duan perimet, thonë psikologët britanikë.


Si rezultat i punës së shkencëtarëve e psikologëve ka dalë aplikacioni “Vegetable Maths Masters”, i cili u dedikohet fëmijëve prej 3 deri në 7 vjet, transmnton gazetametro.net.

”Fëmijët zgjedhin personazhin e dëshiruar dhe e ushqejnë me lloje të ndryshme perimesh. Personazhi është i gëyuar kur ha dhe jep informata kthyese verbale pozitive. Fëmijët në këmbim të detyrës së zgjidhur me sukses fitojnë zje”, kanë shpjeguar autorët e lojës.

Kështu, thonë ekspertët, në trurin e fëmijës krijohen reagime pozitive për perimet dhe sigurisht se do t’i hanë pa mundim.

”Kemi yhvilluar aplikacionin i ili mbështetet në hulumtim psikologjik dhe ka metoda të ndryshme të integruara, të njohura për atë që të shtojnë interesimin për perime dhe të zgjojnë kureshtjen e fëmijës për t’i provuar. Kjo përfshinë shikimin e fotgrafive të perimeve, shpërblimet për lojën e luajtur me sukses dhe të ushqyerit e fëmijëve tjerë, përkatësisht personayheve’, ka thënë Ckaire Farow nga Universiteti Aston.

Kjo lojë argëtuese për fëmijë të vegjël kombinohet me dëshmitë më të mira psikologjike mbi nxitjen e shprehive të shëndosha të të ushqyerit të fëijëve kahas zhvillimi të hershmëm të shkathtësive matematikore.

Loja mund të merret në Android dhe pajisjet iOS./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë