Loading…
“Nursery Crimes” në Glasgow me aktoren kosovare si police britanike
  • 23/11/2017 | 16:43

...

Aktorja kosovare Daniela Markaj do “të patrullojë” në një rrugë të Glasgow, e veshur si police britanike. Me këtë kostum ajo do të bëhet pjesë e një performance të madhe, e cila do të zërë vend në rrugicat e qendrës së qytetit skocez. Me lojën e saj ajo do të vërë në pah pasqyrimin që u është bërë policeve në seritë televizive para disa vjetësh.


Në këtë formë ajo trajton misogjininë dhe pabarazinë që u është servuar shikuesve përmes ekranit. Markaj do të jetë pjesë e performancës “Nursery Crimes” që organizohet nga kompania e njohur teatrale “Mischief-la-Bas”. Kjo kompani në korrik të këtij viti erdhi në Prishtinë për të realizuar një pjesë të punës që të premten do të ketë performancën në Glasgow.

“Nursery Crimes” u prezantua si “punë në progres” gjatë edicionit të tretë të festivalit të artit në hapësirë “HAPU”, i cili organizohet nga teatri “Oda” e që ka për qëllim që të rizbulojë hapësirën publike. Ajo që është bërë në Kosovë dhe në vende të tjera këta tre vjetët e fundit për të kompletuar këtë performancë do të shfaqet si tërësi në Skoci me emra të mëdhenj të artit bashkëkohor, në mesin e të cilëve është edhe Markaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë