Loading…
Nusja ik nga dasma me 14.000 euro të dedikuara për festë!
  • 11/09/2017 | 14:56

...

Dhëndri nga Anglia dhe 29 miqtë e tij mbetën të habitur kur zbuluan se nusja kishte ikur me 14 mijë euro të dedikuara për festën e dasmës dhe i kishe lënë ata në aeroport.


Chris Mahone (27) ishte dashur të kurorëzohet me 29 vjeçen Rrachel Doran, dhe për këtë rast ishin mbledhur në aeroport para fluturimit në Ibiza, ku ishte dashur të organizohet festa katër ditore, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, së shpejti u zbulua se nusja, e cila e kishte marrë përsipër organizimin e dasmës, nuk kishte rezervuar biletat për aeroplan e as akomodim për mysafirët në Ibizë, edhe pse i kishin dhënë paratë për këtë.

“Nusja e arratisur” e kishte bërë këtë nga hakmarrja, sepse gabimisht kishe menduar se Chris e kishte mashtruar. Në hakmarrjen e vet kishte shkuar aq larg saqë i kishte shtypur biletat e rrejshme të aeroplanit për mysafirët me logon e kompanisë turistike lokale./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë