Loading…
“Nusja jonë” vazhdon rrugëtimin edhe në “Documenta 14”
  • 09/09/2017 | 10:09

...

Popullata e Kosovës që jetojnë në Lubinjë, një fshat rrëzë Maleve të Sharrit dhe shumë afër Prizrenit, kanë një traditë të veshjes dhe përgatitjes së nuses për ditën e martesës së saj.


Kjo bëhet për të larguar syrin e keq dhe dekurajon thashethemet dhe spekulimet. Nita Deda dhe Yll Çitaku më 2011 e kishin dokumentuar këtë traditë të zbukurimit, në një video treminutëshe, të cilën e kishin titulluar “Nusja jonë”.

Edhe gjashtë vjet pas realizimit, ky projekt nuk e ka ndalur rrugëtimin nëpër botë. Të dielën, vepra e realizuar nën regji të Dedës e Çitakut do të shpaloset në ngjarjen e madhe të artit bashkëkohor. Është bërë pjesë e një konference treditore që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë, në kuadër të “Documenta 14”. Konferenca “The Parliament of Bodies”, me temë “The Strategy of Joy” (Strategjia e gëzimit), do të përfshijë performanca, shfaqje videosh e diskutime. Adam Szymczyk, kurator i “Documenta” – që sivjet ka përfshirë mbi 160 artistë nga e gjithë bota dhe përveç në qytetin gjerman, paraprakisht qe hapur edhe në Athinë të Greqisë – e ka ftuar Dedën t’i bashkohet kësaj konference.

“Nusja jonë” nga Kosova do të shfaqet më 10 të këtij muaji dhe Deda është e ftuar të jetë prezente edhe për një diskutim pas shfaqjes së videos

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë