Loading…
Nxënësit e Ferizajit përplasen fizikisht me policinë, iu gjenden armë të ftohta
  • 14/09/2018 | 21:13

...

Shtyerjen e ekskursionit për në Shqipëri nuk e kanë pritur mirë maturantët e shkollave të Ferizajit.


Ekskursionin që u është shtyer për në fund të vitit, këta maturantë kërkojnë që ta bëjnë në këtë muaj, transmeton gazetametro.net

Ata arsyetohen se shëtitja duhet të mbahet këtë muaj sepse në fund të vitit është mbrëmja e maturës dhe shumë nxënës nuk kanë mundësi për të dyjat në kohë të afërt.

Nxënësit kanë dalur të protestojnë para komunës, me ç’rast u ballafaquan fizikisht me policinë, të cilët filluan të goditen me vezë nga maturantët.

Kjo bëri që policët t’i shoqërojnë disa në objektin e Komunës, ku pas kontrollit disave prej tyre iu gjetën armë të ftohta. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë