Ura e shembur nga përmbytjet e muajit shkurt ka ndarë banorët nga institucionet e njësisë administrative Mamurras. Nxënësit rrezikohen pasi që duhet të kalojnë andej nga ura për të shkuar në mësim.
Fshatrat Shperdhet, Bushnesh, Thumanë, Fushë Mamurras mbeten të izoluar për shkak të shembjes së urës së Drojes në Lezhë, shkruan gazetametro.net.
Në protestën e organizuar sot nga banorët u shfaq dhe deputeti i zones nga PD Anton Frrokaj i cili ndonëse i paftuar sipas banorëve, thotë se do ta ngrejë çështjen në Parlament.
Që nga përmbytjet e maujit shkurt gjendja e urës ka mbetur njejtë, situata e rënduar nga reshjet në të gjithë territorin e Shqipërisë ka sjellë në shembjen e“Urës së Drojës” në Mamurras që lidh askin nacional Fushë-Krujë-Milot.
Në këto kushte, banorët bëjnë apel për ndihmë nga shteti sot duke protestuar, ata po thonë se që nga përmbytjet e muajit shkurt asnjë gjë nuk është ndërmarrë për rregullimin e urës./gazetametro.net.