Loading…
Obama: Ky është vetëm fillimi
  • 07/11/2018 | 20:07

...

Ish-presidenti amerikan barack Obama ka vlerësuar sot se rezultatet e zgjedhjeve janë vetëm “fillimi” pasi që Partia Demokratike sërish e ka marrë kontrollin e Dhomës së përfaqësuesve të Kongresit.

“Vazhdojmë punën”, ka thënë Obama dhe ka shtuar se ndryshimet të cilat i dëshirojnë ata nuk mund të arrihen vetëm me një palë zgjedhje, por ky është vetëm fillimi, transmeton gazetametro.net.

Ish-residenti demokrat, i cili është tërhequr nga jeta politike qëkur e ka lënë Shtëpinë e Bardhë, megjithatë ka qenë shumë i angazhuar gjatë fushatës për zgjedhjet në gjysmën e mandatit të presidentit aktual Donald Trump, transmeton REL.

Demokratët kanë marrë kontrollin në Dhomën e përfaqësuesve, deri sa republikanët në Senat.

Obama ka përshendetur numrin rekord të daljes së votuesve, duke shprehur bindjen se do të kthehen vlerat si “ndershmëria, mirësjellja, kompromisi dhe uniteti i amerikanëve”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë