Loading…
Ofertë e pabesueshme: Ju falim iPhone X dhe 300 dollarë nëse na jepni iPhone 6
  • 14/09/2017 | 11:58

...

Një kompani e njohur e telefonave celularë në Amerikë ka bërë një ofertë të pabesueshme për të gjithë adhuruesit e markës së telefonave iPhone.


Për ditën e publikimit të risisë teknologjike, kompania ishte përgatitur mirë pasi ka patur një ofertë të bujshme si një “as nën mëngë”.

Kompania ka njoftuar klientët e saj se do u dhurojë 300 $ atyre që ndërrojnë telefonin e tyre iPhone 6 (në gjendje të mirë) në mënyrë që të përfitojnë një iPhone 8, iPhone 8 Plus apo iPhone X.

Për ata që iu dhemb xhepi nga çmimi i kripur i celularit më të ri në treg, kjo është një ofertë jashtëzakonisht e mirë. Duke marrë parasysh se modeli 64 GB i iPhone X kushton 999 $.

Duhet të theksohet se kjo marrëveshje është vetëm për konsumatorët e kësaj kompanie që blejnë një iPhone të ri me këste dhe abonohen për shërbimet telefonike të kompanisë për 24 muaj. Nuk duhet të habitemi, pasi kompania nuk ka planifikuar të dalë në humbje. Ajo këto para do t’i nxjerr nga konsumatorët e saj gjatë faturimit të impulsave dhe sms’ve dhe internetit që ata do të shfrytëzojnë gjatë 24 muajve të kontratës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë