Loading…
Onati i Babastars paralajmëron ‘Pronton’
  • 06/12/2017 | 20:48

...

Anëtari i labelit të famshëm të reperëve, Babastars, Onati pas një kohe të gjatë po rikthehet në skenë me këngën e tij të re, të titulluar Pronto.


Sipas burimeve afër labelit merret vesh se Onat së shpejti do të fillojë me xhirimet e klipit të këngës Pronto, edhepse momentalisht ende nuk dihet se cila do të jetë data e saktë e publikimit të këngës.

Me gjasë, Onat do ta ketë mysafir në këngë ndonjë anëtar tjetër të labelit, edhepse ende nuk dihet se kë e ka përzgjedhë Onati për këtë këngë, përkundër që publiku është mësuar që Onat të vijë me Majkin në bashkëpunim.

Së fundmi, dy anëtarët e Babastars, Cozman dhe Agon Amiga kanë publikuar këngën “Shih ti kishe” e cila ka rezultuar me një sukses, pasi që është pritur shumë mirë nga publiku.

Por këta nuk kanë qenë të vetmit, sepse udhëheqësi i labelit, Ghetto Geasy ka befasuar me 28 nëntor me këngën “Bisha me dy koka” të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Skivin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë