Loading…
Opel i mirëpret Euro 6d-TEMP me 79 motorë të ri
  • 11/06/2018 | 17:20

...

Nga ADAM deri te Zafira: 6d-TEMP në të gjithë gamën e modeleve.  


Kontollë optimale e shkarkimeve: SCR filter partikularë për dizel dhe benzinë. Poashtu për 1.6 motor të benzinës me injektim direkt * Hapat e ardhshme e Opelit në zbritjen e emetimeve: Corsa BEV, Grandland X plug-in hybrid

Sot, afërsisht 14 muaj para se të hynë në përdorim Euro 6d-TEMP normat për të gjitha veturat që regjistrohen për herë të parë, më shator 2019, 79 motorë veçmë i plotësojnë limitet e rrepta. Prandaj Opel luan një rol udhëheqës në Evropë në zbatimin e standardeve të ardhshme të emisioneve të cilat gjithashtu përfshinë Real Driving Emissions (RDE) matjet nëpër rrugë publike. Motorat e benzinës dhe LPG, në përputhshmëri me Euro 6d-TEMP, janë vë në disponim në të gjithë gamen e Opel modeleve – duke përfshirë ADAM, KARL dhe Corsa, Astra, Cascada dhe Insignia, Mokka X, Crossland X, Grandland X dhe Zafira – plus verzionet dizel.

“Kalimi i shpejtë i Opel në Euro 6d-TEMP është pjesë e qëllimit tonë për të marrë një rol udhëheqës në reduktimin e emetimeve nga veturat”, thotë Drejtori Menaxhues i Inxhinierisë, Christian Müller. “Hapat e ardhshëm janë prezantimi i katër modeleve elektrike deri në vitin 2020, duke përfshirë gjeneratën e ardhshme të Corsa si një automjet elektrik me bateri dhe Grandland X si hibridi ynë i parë plug-in. Deri në vitin 2024 ne do të jemi të elektrizuar plotësisht, me versione hibride ose me bateri elektrike, të çdo modeli të automjeteve për pasagjerë”.

Përveç një shumëllojshmërie të motorëve të rinj, Opel gjithashtu shton teknologjinë më moderne në njësitë e tanishme motorike, me qëllim që të optimizojë më tej trajtimin e gazrave për të plotësuar Euro 6d-TEMP standardet. Zafira, si për shembull, merr versionin e ri të motorit 1.6 litërsh me injektim direkt të benzinës. Rrjedhimisht, të gjitha njësitë motorike te Zafira tani janë të pajisura me një filtër grimcash (duke përfshirë variantin e benzinës), ndërsa diezelët gjithashtu janë të pajisur me teknologji SCR (Selective Catalytic Reduction).

Variantet e reja të benzinës prodhojnë 100 kW/136 KF dhe janë në disponim me ndërues manual dhe automatik me gjashtë marshe (shpenzimi i karburantit1, te modeli me pesë ulëse: urban 10.1-8.8 l/100 km; në rrugë të hapur 6.6-5.9 l/100 km; 7.9-7.0 l/100 km përkatësisht 182-160 g/km CO2 në cikël të kombinuar). Përpunimi preciz i Filtrit të Partikulave të Benzinës (GPF) mundëson rigjenerimin optimal (dmth. oksidimin e grimcave që grumbullohen në filtër), duke reduktuar emetimet e grimcave sa më shumë që është e mundur.

Në motorat dizel, gjatë SCR procesit, AdBlue injektohet në gazrat shkarkuese. Kjo zgjidhje shpërbën gazrat në amoniak. Oksidet e azotit (NOx) hyjnë në katalizator në gazrat e shkarkimit dhe pastaj, në mënyrë selektive, shpërbëhen në azot dhe ujë. Duke qënë në pajtueshmërinë me SCR dhe Euro 6d-TEMP, veturat me naftë të Opel nuk janë të ndikuar nga ndalimi i automjeteve me naftë nga qendrat e qyteteve që aktualisht janë duke u diskutuar në Gjermani.

SUV-i (Sport Utility Vehicle) kompakt, Opel Grandland X, sjell dizel të ri në portofolin e motorave të markës. Motori i ri është projektuar për të përmbushur kërkesat e rrepta për normat e shkarkimeve të ardhshme në sajë të një katalizatori të ri oksidimi/adsorbues NOx së bashku me Reduktimin Selektiv Katalitik (SCR).

Duke prodhuar 96 kW/130 KF si dhe moment mekanik maksimal prej 300 Nm pranë 1.750 rrot/min, turbo motori i ri dizel me katër cilindra dhe vëllim punues 1.5 litra, ofrohet me ndërues manual me gjashtë marshe (shpenzimi i karburantit1: urban 4.7-4.7 l/100 km; në rrugë të hapur 3.9-3.8 l/100 km; 4.2-4.1 l/100 km përkatësisht 110-108 g/km CO2 në cikël të kombinuar), si dhe me ndërruesin e avansuar automatik me tetë marshe (shpenzimi i karburantit 1: urban 4.5-4.4 l/100 km, në rrugë të hapur 4.0-3.9 l/100 km; 4.2-4.1 l/100 km përkatësisht 109-108 g/km CO2 në cikël të kombinuar). Ndërruesi automatik me tetë marshe jo vetëm që ofron zhvendosje të lehtë, por duke falenderuar dizajnit me fërkim të ulët, edhe më tej zvogëlon konsumin e karburantit dhe emetimet.

Dizel motori 1.6 litërsh në Insignia gjithashtu është i ekipuar me SCR teknologji (shpenzimi i karburantit1 për modelin Grand Sport 1.6D me 81 kW/110 KF: urban 5.2 l/100 km; në rrugë të hapur 3.9 l/100 km; 4.4 l/100 km respektivisht 116 g/km CO2 në cikël të

kombinuar; për modelin Sports Tourer: urban 5.4 l/100 km; në rrugë të hapur 4.2 l/100 km; 4.6 l/100 km respektivisht 121 g/km CO2 në cikël të kombinuar; shpenzimi i karburantit1 për modelin Grand Sport 1.6D me 100 kW/136 KF: urban 7.0-5.8 l/100 km; në rrugë të hapur 4.6-4.2 l/100 km; 5.5-4.8 l/100 km respektivisht 144-126 g/km CO2 në cikël të kombinuar; për modelin Sports Tourer: urban 7.0-6.0 l/100 km, në rrugë të hapur 4.7-4.5 l/100 km; 5.5-5.0 l/100 km respektivisht 146-132 g/km CO2 në cikël të kombinuar)

Përkundër konsumit më të ulët të karburantit, Insignia 1.6D sjell performanca superiore, duke u përshpejtuar nga zero në 100 km/h për 10.5 sekonda dhe duke arritur një shpejtësi maksimale prej 212 km/h.

Ofensiva Euro 6d-TEMP vazhdon me Astra. Motori i benzinës me 1.6 litra i cili zhvillon 147 kW/200 KF dhe moment mekanik prej 300 Nm, tani përmban një Filtër të Partikulave të Benzinës (GPF). Me transmision manual apo automatik me gjashtë marshe, mund të sjellë Astrën heçbek dhe Sports Tourer deri në shpejtësi maksimale prej 235 km/h dhe të arrijë nga zero deri më 100km/h në 7.8 respektivisht 7.9 sekonda (konsumi i karburantit1 për hatchback: urban 8.4-8.2 l/100 km; në rrugë të hapur 5.4-5.0 l/100 km; 6.5-6.2 l/100 km respektivisht 151-144 g/km CO2 në cikël të kombinuar; konsumi i karburantit1 për Sports Tourer: urban 8.5-8.3 l/100 km, në rrugë të hapur 5.5-4.9 l/100 km; 6.6-6.2 l/100 km respektivisht 154-144 g/km CO2 në cikël të kombinuar).

Astra heçbek 1.6 litra me turbo dizel motor prej 100 kW/136 KF dhe moment mekanik 320 Nm (konsumi i karburantit1 me transmision manual me 6 marshe: urban 5.5-5.3 l/100 km, në rrugë të hapur 4.1-3.9 l/100 km; 4.6-4.4 l/100 km respektivisht 121-116 g/km CO2 në cikël të kombinuar; konsumi i karburantit1 për trasmision automatik me 6 marshe: urban 6.1-5.9 l/100 km, në rrugë të hapur 4.2-3.9 l/100 km; 4.9-4.6 l/100 km dhe 130-122 g/km CO2 në cikël të kombinuar) është e pajisur me teknologji SCR (Selective Catalytic Reduction) për reduktimin e mëtejshëm të emisioneve të oksidit të azotit. Motori i ri 1.6D do të jetë gjithashtu i disponueshëm në variantin karavan të Sports Tourer, në të ardhmen e afërt.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/opel-i-mirepret-euro-6d-temp-afatet-me-79-motora-te-ri-546933/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë