Loading…
Operacion i madh anti-terror në Barcelonë, rrethohet katedralja ‘Sagrada Familia’ (Foto)
  • 12/09/2017 | 21:19

...

Policia në Barcelonë të Spanjës ka formuar disa kordone përreth Katedrales kryesore të qytetit, Sagrada Familia, gjatë një operacioni të madh anti-terror, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Dëshmitarët kanë thënë se Policia i ka urdhëruar ata që të largohen nga zona ku gjendet katedralja dhe kanë kontrolluar të gjitha shportat e mbeturinave për ndonjë mjet të dyshimtë.

Gjithashtu, autoritetet kanë urdhëtuar të gjitha dyqanet në atë zonë që të mbyllen përkohësisht, kurse ekipi i Policisë kundër eksplozivëve është thirrur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar një furgon që ishte parkuar afër katedrales dhe ishte i dyshimtë për autoritetet.

Ky operacion i Policisë po ndodh në kohën kur pak metra më larg po zhvillohet super ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe Juventusit në Camp Nou. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë