Loading…
Operacion i madh i Policisë kundër krimit të organizuar në këto dy komuna, 4 të arrestuar (PAMJET)
  • 14/03/2018 | 18:21

...

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestim e katër personave në rajonin e Prizrenit dhe Dragashit, gjatë një aksioni kundër krimit të organizuar trans nacional.


Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se të arrestuarit në Kosovë janë në mesin e 100 personave të dyshuar për krim të organizuar që janë arrestuar në aksionin e përbashkët të autoriteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Italia, Zvicra dhe Austria.

Bëhet e ditur se gjatë aksionit policorë janë sekuestruar rreth 28 kg heroinë, rreth 170 kg mariuhanë, dhe 60 kg substanca tjera të dyshuara. Po ashtu, Policia ka sekuestruar edhe rreth 200 000 euro dhe 11 automjete.

Ky është njoftimi i PK’së:

Sot me 14 mars 2018 në rajonin e Prizrenit-Dragashit Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e asistuar edhe nga Njësitet e Specializuara, pas një periudhe hetimore rreth dy vjeçare ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “PORTA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar për përfshirje në Krim të Organizuar Trans Nacional.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm me autoritetet policore të shteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Italia, Zvicra dhe Austria, ku në të gjitha operacionet e përbashkëta policore deri më tani janë arrestuar rreth njëqind (100) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe prova të tjera materiale.

Ndërsa sot përveç arrestimit të katër personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe rreth një (1 kg) substance e dyshuar marihuanë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazet i cili i përket AK 47, dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Në tërësi gjatë periudhës dy vjeçare në Republikën e Kosovës dhe shtetet e lartcekura, operacionet e përbashkëta kanë rezultuar me:

– Arrestimin e rreth 100 personave të dyshuar

– Sekuestrimin e rreth 28 kg heroinë,

– Sekuestrimin e rreth 170 kg mariuhanë,

– Rreth 60 kg substanca tjera të dyshuara,

– Rreth 200 000 euro,

– 11 automjete dhe

– Prova të tjera të cilat shërbejnë për procedure të mëtejme penale.

Hetimet dhe operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës në Prishtinë, me urdhër të së cilës personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Në vijim keni video-linkun e operacionit të realizuar sot:

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë