Loading…
Operacion i madh i Policisë: Plagosen disa persona në Trelleborg të Suedisë
  • 12/10/2017 | 23:57

...

Policia e Suedisë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të shmangin qendrën e qytetit Trelleborg, pasi dyshohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur disa persona në një shitore të madhe, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Së paku shtatë persona janë konfirmuar si të lënduar rëndë nga kjo ngjarje, pas së cilës njësitë speciale të Policisë kanë filluar një operacion të madh në disa pika të qytetit, pasi kishte informata që në këtë sulm janë të përfshirë më shumë se një person.

Fillimisht u raportua për të shtëna në disa pjesë të qytetit, por këto informata mbeten ende të pakonfirmuara. Mediat suedeze raportojnë që katër persona janë dërguar menjëherë në spitalin e Malmos, qytet në afërsi të Trelleborgut.

Gjithashtu raportohet që kjo pjesë e qytetit të Trelleborgut është e njohur për dhunë në mes të bandave kriminale, që shpesh përdorin edhe armët e zjarrit. Trelleborgu është qytet me rreth 30 mijë banorë dhe gjendet 30 kilometra në jug të Malmos./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë