Loading…
Operacioni i parë në tru është bërë para 2300 vjetësh, ja me çfarë mjetesh (Foto)
  • 11/01/2017 | 18:22

...

Shkencëtarët kanë gjetur prova të një operacioni të bërë në tru para më shumë se 2.300 vitesh në dy kafka antike. Në mesin e gjetjeve të bëra nga Instituti i Arkeologjisë dhe Etnografisë në Degën e Akademisë të Shkencave ruse, ishin se kirurgët ishin shumë të aftë me operacionet e kryera me vetëm një mjet primitiv në kafkë, shkruan gazetametro.net.


Kafkat, të cilat janë zbuluar në Malet Altai të Siberisë, kanë treguar shenja të qarta të përmirësimit, pasi nomadët e një fisi që besohet të ketë jetuar në atë zonë, i ishin nënshtruar këtij operacioni. Besohet që operacioni në kokën e pacientëve është bërë nëpërmjet një teknike shumë të rrezikshme, gjatë së cilës është hapur një vrimë në kokën e të sëmurit.

inside_ancient_scull_2

Besohet që teknika është përdorur për të evituar ënjtjen e trurit, megjithatë nuk e largojnë mundësinë që kjo teknikë të jetë përdorur gabimisht edhe për shërimin e problemeve në sistemin nervor.

Njëra nga kafkat, që besohet të ketë qenë e një mashkulli të moshës 40-45 vjeçare, ka shfaqur shenja të qarta që pacienti ka vuajtur nga traumat, derisa është përmirësuar pas operacionit!

U zbulua se operacioni u zhvillua në dy faza. Së pari, me një mjet të mprehtë është hequr shtresa sipërfaqësore e kockave. Pastaj, me lëvizje të shkurtra dhe të shpeshta një vrimë ishte prerë në kafkë.

inside_trepanation_modern_scull

Neurokirurgu Aleksei Krivoshapkin, i cili u pyet për të shqyrtuar kafkat, ka thënë: “Sinqerisht, unë jam i habitur. Ne dyshojmë tani së në kohën e Hipokratit, njerëzit  kanë mundur të bëjnë një diagnozë shumë të mirë dhe për të kryer pastaj operacione fantastike të trurit ”./Gazetametro.net

Ancient trepanation

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë