Loading…
“Operacioni” që po synon t’i bëjë profesorë, klientët e dekanes së Mjekësisë
  • 20/07/2018 | 08:48

...

Një “operacion” është duke e zhvilluar menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë nëpërmjet të të cilit synon t’i bëjë profesorë të kirurgjisë dy mjekë të lidhur me spitale private – Floren Kavajën, babai i të cilit është pronar i spitalit “Kavaja”, dhe Fahredin Veselajn, bashkëshortja e të cilit është pronare e spitalit “Vita”.


Të dyja këto institucione ku punojnë të dy mjekët janë “klientë të mëdhenj” të laboratorit “Patohistologjia-S”, pronare e të cilit është dekania e Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, shkruan sot Koha Ditore.

Dy komisione vlerësuese, përbërja e të cilave është propozuar nga dekania dhe është miratuar nga Këshilli i fakultetit, kanë propozuar që titulli akademik “Profesor asistent” për lëndë të kirurgjisë t’u jepet Kavajës e Veselajt.

Kjo, pavarësisht se në konkurrencë për këtë titull akademik kishte kandidatë me kredenciale shkencore shumëfish më të mëdha. Profesorë në Katedrën e Kirurgjisë, që ishin anëtarë të komisioneve recensuese, por që ishin dorëhequr shkaku i presioneve, e edhe konkurrentët e pakënaqur, kanë lansuar akuza për përzgjedhje të dirigjuar nga Dekanati, pastaj për të dhëna të rreme që anëtarët e komisioneve recensuese kanë përshkruar në raportet vlerësues në favor të dy kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur profesorë, e edhe për fshehje kredencialesh shkencore për kandidatët që nuk janë propozuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë