Ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare në Shqipëri, sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11:00 -12:00.
Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë.
Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë.
Një ditë më parë nga çadra e opozitës, Basha deklaroi se dhuna është tipar i dobësisë morale. Nga ana jetër Drejtori i policisëNga ana e tij, kryeministri Edi Rama në Komunikimin Javor tha se thirrja për të bllokuar rrugët kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave.
Rama u shpreh se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend.