Loading…
‘Oppss’i’ i punëtorit: E gjeti vetën në bagazh të aeroplanit
  • 08/11/2018 | 17:13

...

Një punonjës i aeroportit, së bashku me bagazhin, e ka ngarkuan veten në një aeroplan.


Të biesh në gjumë në punë nuk është një ide shumë e mirë, por nëse askush nuk ju kap, atëherë kjo nuk është diçka e frikshme. Për fat të keq, kjo nuk mund të thuhet për një rast në Aeroportin e Kansasit, transmeton gazetametro.net.

Domethënë, një punonjës i këtij aeroporti, i cili po punonte për ngarkimin e bagazheve në aeroplan, ra në gjumë në pjesën e aeroplanit të planifikuar për bagazhet dhe fluturoi për në Chikago.

Djali 27-vjeçar as nuk u ndje kur avioni u ul, kështu që punonjësit e aeroportit të Chikagos e gjetën atë në bagazh. Nuk dihet nëse ai ka fjetur gjatë gjithë kohës ose është zgjuar në mes të fluturimit dhe ka fjetur përsëri.

Një zëdhënëse e American Airlines tha se punonjësi aksidentalisht ra në gjumë dhe se pas uljes, nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Edhe pse linja ajrore ishte e shqetësuar për shëndetin e tij, ata sigurisht nuk ishin të kënaqur me sjelljen e tij, gjë për të cilën zëdhënësja nuk komentoi publikisht./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë