Loading…
Orari i shfaqjeve për këtë javë në Teatrin Kombëtar
  • Jan 10, 2017 | 17:11

...

Teatri Kombetar vazhdon me shfaqjet e reja në muajin janar për të gjithë adhuruesit e shfaqjeve teatrale.


Shfaqjet që do të jepen këtë javë (ditën e martë, e mërkurë, e enjte, e premte dhe e shtunë) në Teatrin Kombëtar janë këto:

Me 10 dhe 11 janar, ditë e martë dhe e mërkurë në ora 20:00, do të jepet shfaqja “Pasardhësi” nga Ismail Kadare, dramatizimi: Goran Stefanovski, ndërsa regjia nga Slobodan Unkovski

Me 12 janar, ditë e enjte  në ora 20:00, repriza e baletit “RIKOMPOZIM”, muzika Max Richter nga “4 stinët” Vivaldi: koerografia Chrishtope Beranger, Jonathan Pranlas.

Me 13 janar, ditë e premte në ora 20:00, shfaqja “Psikozë n’4.48” Sarah Kane, regjia nga Fatos Berisha. Kjo shfaqja do të jepet gjithashtu edhe në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Me 14, ditë e shtunë, në ora 20:00, shfaqja ” Një burrë mes dy grash” nga Erjon Papagjoni, regjia nga nga Ilirjan Himaj.

Çmimi i biletave është 3 euro. Biletat për studentë, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara janë 1 euro.

Teatri Kombëtar është inaugruar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 Majin e vitit 1945 në godinën ku vazhdon aktivitetin edhe sot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë