Loading…
Organizata fundamentaliste palestineze: Trump ka hapur dyert e ferrit
  • 06/12/2017 | 20:06

...

Organizata palestineze Hamas ka thënë që rajoni i Lindjes së Mesme do të zhytet edhe më shumë në kaos dhe dhunë, pas vendimit të fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilin SHBA’ja njohu Jeruzalemin si kryeytet të Izraelit, vendim që ka nxitur kundërshtime të mëdha nga tërë bota, duke përfshirë edhe aleatët e Amerikës, transmeton Gazeta Metro.


Hamasi ka thënë se me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe me vendimin për të transferuar ambasadën atje, Donald Trump ka hapur “dyert e ferrit”.

“Vendimi i Trump për Jerusalemin nuk do të ndryshojë faktin se Jerusalemi është tokë arabe”, tha një zëdhënës i grupit militant që vepron në Gaza.

Zëdhënësi tha se “ky vendim është i pamend dhe koha do ta dëshmojë se humbësit më të mëdhenj janë Trump dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu”. Grupi gjithashtu bëri thirrje në mënyrë të përsëritur për një “ditë të zemërimit palestinez” më 8 dhjetor.

Trump sot bëri të ditur që Amerika njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe që vendi i tij do ta zhvendosë aty ambasadën amerikane nga Tel-Avivi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë