Loading…
Orkestra nga Vjena vjen në Prishtinë
  • 13/03/2018 | 08:39

...

Ansambli 8 anëtarësh “Vienna world Orchestra” do të mbajë koncert në Prishtinë në kuadër të edicionit të 13-të të DAM Festivalit.


Orkestra e cila në muajin shkurt pati koncert në njërën nga sallat më prestigjioze të Vjenës “Musikverein”, do sjellin materialin e tyre muzikor përpara publikut të Prishtinës në mbrëmjen e 31 marsit në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Anëtare e këtij formacioni është edhe violonçelistja nga Kosova Rina Kaçinari e cila prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Vjenë. Anëtarët e tjerë të orkestrës vijnë nga Austria, Irani, Kuba dhe Turqia.

“Vienna Ëorld Orchestra” duke pasur në përbërjen e saj anëtarë nga vende të ndryshme, një pjesë e të cilëve kanë kaluar nëpër rrugën e migrimit, arrin të përçojë frekuenca të tilla duke i mundësuar publikut të zbulojë humanitetin e tyre të përbashkët.

Koncerti është mbështetur edhe nga Ambasada Austriake në Prishtinë përveç mbështetësve të tjerë të festivalit.

DAM do të mbahet nga 29.03 deri më 03.04.2018 dhe në koncertet e këtij edicioni do të prezantohet mbi 300 muzikantë nga Amerika, Evropa dhe Azia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë