Loading…
Osama Bin Laden mbante video pornografike në dhomën ku u vra më 2011 (Foto)
  • 13/09/2017 | 13:12

...

Ish-shefi i Al-Qaedës, Osama Bin Laden, ishte vrarë nga forcat amerikane më 2 maj 2011 në një shtëpi sekrete në Abottabad të Pakistanit, pas shumë vitesh arratie.


CIA ka bërë të ditur që të gjitha materialet e konfiskuara nga shtëpia ku rrinte Bin Ladeni do të publikohen javët në vazhdim – me një përjashtim të vogël. Drejtori i CIA’s, Mike Pompeo, ka thënë që në mesin e qindra dokumenteve dhe materiale interesante, kryeterroristi islamik mbante në dhomë edhe një sasi të materialeve pornografike, video këto që nuk do të publikohen nga autoritetet amerikane.

“Ne duam që t’i tregojmë publikut çfarë përmbajnë dokumentet që mbante Bin Ladeni. Në mesin e tyre ka edhe pornografi dhe materiale me të drejta të mbrojtura që nuk do të publikohen”, tha Pompeo për FOX News.

Edhe pse CIA ka refuzuar të komentojë më tej, ata kanë thënë që pornografia e Bin Ladenit ishte e zakonshme dhe ‘moderne’.

Ushtarët specialë amerikanë kishin zbarkuar me dy helikopterë në shtëpinë e Bin Laden, pranë një baze ushtarake në Pakistan. Pasi e kishin vrarë atë dhe disa persona të tjerë, ata kishin marrë dokumente dhe materiale të shumta që tregonin për planet e organizatës për sulme të reja ndaj Amerikës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë