Loading…
Osho për Nënë Terezën: Një mashtruese dhe një hipokrite
  • 17/06/2017 | 08:35

...

Osho, një filozof i njohur dhe i cili predikon mbi qetësinë që duhet gjetur njeriu në jetën e tij, nuk ka pasur asnjëherë fjalë të mira karshi Nënës Terezë.

Osho nga India, i cili ndërroi jetë në vitin 1990, e ka quajtur shpesh bamirësen një hipokrite.

Pasi Nënë Tereza fitoi çmimin Nobel për Paqe, Osho nuk ishte dakord me mënyrën se si ajo i ndihmoi të varfrit në botë.

“Ajo u ka shërbyer njerëzve në nevojë, jetimëve, njerëzve të vjetër, fëmijëve, por jo në mënyrën e duhur. Ajo ishte një mashtruese, e cila as veten nuk e ka njohur” shkruhet mes tjerash në një fjalim të Oshos.

“Ajo ushqen shtatë mijë njerëz të varfër çdo ditë. Prej nga vijnë këto para, kush i dhuron ato” vazhdon Osho.
Ai përmend historinë e një veture luksoze që Papa ia dha Nënës Terezë në vitin 1974 dhe të cilën ajo e shiti. Kjo arsyetohet, sipas Oshos, por prej nga erdhi vetura dhe pse e pranoi ajo, as ai nuk mund ta shpjegojë.

Ai thotë se një njeri që bën të mira nuk meriton çmim si Nobeli. Ai thotë se nëse Jezusi apo Sokrati nuk kanë marrë Nobel, dhe njerëzit nuk mund ta përfytyrojnë një gjë të tillë, atëherë pse ta marrë një çmim të tillë bamirësja, shkruan KultPlus.

Nënë Tereza megjithatë i është përgjigjur kritikave të mësuesit shpirtëror nga India.

“E kam pranuar fjalimin tuaj. Më vjen keq që mund të flisni për mua në atë mënyrë: Referenca: Çmimi Nobel. Për epitetet që më keni dhënë, ju fal me një dashuri të madhe” shkruan Nënë Tereza kohë më pas.

Nënë Tereza edhe sot është një temë diskutimi në mes të njerëzve, sepse një pjesë e tyre nuk pajtohet me mënyrën se si ajo u ka ndihmuar të varfërve. Vitin e kaluar, në shtator, Papa e shenjtëroi Nënën Terezë në Itali, ku bota pa një ceremoni madhështore që nderoi figurën e bamirëses.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë