Loading…
Osho thotë se një person i pjekur nuk bie në dashuri, por çfarë ndodhë më pas
  • 12/03/2018 | 11:44

...

Rajneesh, i njohur edhe si Osho, ishte një mësues shpirtëror indian,i konsideruar si një Perëndi dhe udhëheqës i lëvizjes” Rajneesh”. Gjatë jetës së tij ai ka shkruajtur shumë libra të cilët kanë qenë thelbësor për jetën e njerëzve.


Më poshtë kemi një fragment të shkëputur…

“Kur njerëzit e papjekur bien në dashuri, ata e shkatërrojnë lirinë e njëri – tjetrit, krijojnë varësi, krijojnë burg. Të pjekurit e dashuruar e ndihmojnë njëri – tjetrin të jenë të lirë; ata e ndihmojnë njëri – tjetrin për ti shkatërruar të gjitha llojet e varësisë. Dhe atëherë kur dashuria rrjedh e lirë, atëherë ajo është e bukur. Kur dashuria rrjedh e varuar, ajo është e shëmtuar.”

Një person i pjekur nuk bie në dashuri; ai ose ajo ngrihen në dashuri. Vetëm të papjekurit bien; ata pengohen dhe bien poshtë. Ata kanë qenë duke e menaxhuar disi këtë edhe duke qëndruar aty. Tani më nuk mund ta menaxhojnë dhe nuk mund të qëndrojnë. Ata ishin gjithmonë gati për të rënë në tokë dhe për tu zvarritur. Ata nuk kanë shtylla, nuk kanë kurriz; ata nuk e kanë integritetin për të qëndruar të vetëm.

Njeriu i pjekur e ka integritetin për të qëndruar i vetëm. Dhe kur njeriu i pjekur jep dashuri, ai ose ajo dashurinë e jep pa ndonjë fije të kapur për të.

Kur dy persona të pjekur janë të dashuruar, ndodh njëri ndër paradokset më të mëdha të jetës, njëri ndër fenomenet më të bukura: ata janë bashkë por prap janë jashtëzakonisht vetëm. Ata janë aq të bashkuar sa që bëhen pothuajse një. Dy persona të pjekur kur dashurohen ata e ndihmojnë njëri – tjetrin të bëhen edhe më të lirë. Aty s’ka politikë, s’ka diplomaci, s’ka përpjekje për dominim. Aty ka vetëm liri dhe dashuri.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë