Loading…
Ozil i përgjigjet gjermanëve për fotografinë me Erdogan
  • 22/07/2018 | 19:22

...

Pas një fotografie ku shihej së bashku me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, kritika të shumta i ishin drejtuar futbollistit të Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil.


Shumëkush vlerësonte se me atë gjest Ozil kishte bërë keq, pasi keqpërdorej nga Erdogan, ndërsa kërkonin saqrime nga ai për atë fotografi në prag të fushatës zgjedhor në Turqi, transmeton GazetaMetro.net

Ndërkaq vetë lojtari kishte heshtur për një kohë të gjatë. Por, e theu këtë heshtje përmes një letre të hapur të publikuar përmes llogarisë së tij në Tëitter.

Ai ka shpjeguar se me atë gjest e ka respektuar institucionin më të lartë të shtetit turk, prej nga e ka prejardhjen.

Ai theksoi se fotogafia nuk kishte qëllime politike, dhe se gjatë takimit me Erdogan fare nuk ka biseduar për politikën.

Sidoqoftë në fund ai theksoi një gjë.

“Sido të kishte qenë rezultati i zgjedhjeve të kaluara, apo një plaë zgjedhje më herët, unë prapë se prapë do e kisha bërë atë fotografi”, ka shkruar në fund Ozil. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë