Loading…
Pa Neymarin, PSG nuk feston
  • 23/09/2017 | 18:56

...

 

Futbollisti brazilian, Neymar, përveç që është lojtari më i shtrenjtë në historinë  e futbollit, është padyshim edhe lojtari më i mirë në ekipin e tij të ri, PSG.


Kjo u dëshmua edhe sot, në ndeshjen e shtatë në kuadër të Ligue 1, ku PSG nuk arriti më shumë se barazim në ndeshjen kundër Montpellier, që mban pozitën e 12-të në tabelë, në një ndeshje ku nuk pati gola.

Kjo është vetëm ndeshja e dytë në të cilën Neymar nuk paraqitet për PSG’në në ligë. Pas disa fitoreve komode, PSG u ndal në Montpellier, edhe pse në letër ishte favorit absolut për të fituar. Me këtë barazim, PSG mban pozitën e parë me 19 pikë, një më shumë se Monaco që gjendet e dyta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë