Loading…
Pacollët festojnë me fishekzjarre fitoren e Shpend Ahmetit nga hoteli më i njohur në Kosovë
  • 19/11/2017 | 23:19

...

Fitorja e Shpend Ahmetit nga VV në Prishtinë duket se e ka gëzuar shumë edhe atë që pritet të jetë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacollin e AKR-së.


Nga hoteli më luksoz në qendër të Prishtinës, Swiss Diamond, pak para orës 23:00 të së dielës janë hedhur fishekzjarre, në atë që duket të jetë festa për fitoren në kryeqytet, nëse rezultatin nuk e përmbysin afër 1600 vota me kush dhe me postë që mbetet të numërohen, shkruan Gazeta Metro.

Nga votat e kutive të vendvotimeve, kandidati i LVV ka fituar 307 vota më shumë se kundërkandidati Arban Abrashi i LDK’së.

Ahmeti ka fituar 41 mijë e 403 vota, ndërsa Abrashi 41 mijë e 96 vota.

Para balotazhit, Shpend Ahmeti ka lidhur koalicion me Selim Pacollin, vëllanë e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Më poshtë pamjet e xhiruara nga Gazeta Metro të fishekzjarreve të hedhura nga kulmi i hotelit, ku aksionarët më të mëdhenj janë vëllezërit Pacolli.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë