Loading…
Pacolli i përgjigjet Spanjës për flamurin e Kosovës në Samitin e Sofjes
  • 17/03/2018 | 19:57

...

Zëdhënësi i Qeverisë së Spanjës, Inigo Mendez de Vigo ka deklaruar gjatë kësaj jave se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në samitet evropiane nëse prezent do të jenë simbolet e Kosovës. Por paralajmërimeve të tillë i është kundërpërgjigjur kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e ti në Facebook ka thënë se Kosova sikurse të gjitha vendet e rajonit do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, gjatë muaji maj.

“Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perendimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën”.

“Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin. Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë mëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më tej Pacolli ka thënë se ka adresuar kritikat e tij për mos njohjen e pesë vendeve të BE-së, të cilat sipas tij po e ngadalësojnë ecjen e Kosovës.

“Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perëndimor. Kosova do të marrë pjese sikurse të gjitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu”.

“Ua kam thënë homologëve të mi europian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetëm që po e ngadalëson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depërtojnë tek ne”, ka shkruar Pacolli.

Zëdhënësi i Qeverisë spanjolle, Inigo Mendez de Vigo, gjatë javës kishte deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë se Spanja nuk është aspak e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kryeministri i vendit, Rajoy, nuk do të marrë pjesë në takimet ku prezentë Kosova

“Qëndrimi i Qeverisë për Kosovën është i qartë dhe i palëkundur, së bashku me pesë shtete tjera të BE-së (Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia), nuk e njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Mendez de Vigo, zëdhënës i qeverisë spanjolle.

Samiti i Sofjes: Flamuri i Kosovës mund të hiqet që Spanja të marrë pjesë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë