Loading…
Pacolli ka frikë se Qeveria e Kosovës del qesharake para asaj të Edi Ramës
  • 13/10/2017 | 14:43

...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga ministrat një listë të marrëveshjeve të cilat ata propozojnë që të nënshkruhen me Shqipërinë, në mënyrë që siç tha ai, Kosova të mos dalë qesharake para Shqipërisë e të mos shkojnë atje veç për fotografi, shkruan Gazeta Metro.


Ky reagim vie pasi Fatmir Limaj u emërua përgjegjës për organizimin e mbledhjes së dy qeverive dhe çështjeve të tjera lidhur me koordinimin e tyre.

“Pas dakordimit me Edi Ramën për mbledhjen e dy qeverive në Korçë dhe pas konsultimin e kryeministrin Haradinaj, u kam dërguar letër njoftuese dje kam kërkuar listë nga ministritë tuaja për marrëveshjet qe do ti nënshkruani me ministrat tuaj homolog. Kërkoj që propozimet tuaja të kenë bazë, mos t dalim qesharak e me shku veç me u fotografuar ”, tha Pacolli gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Ai ka kërkuar që të kenë marrëveshje që nuk mbesin në sirtar, por të praktikohen.

Aty u bë e ditur që deri më tani marrëveshjet i kanë paraqitur 11 ministri.

LEXO EDHE: Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë shtesë në rastin Dehari. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë