Loading…
Pacolli: Kosova s’ka qenë asnjëherë më afër OKB’së
  • 23/09/2017 | 23:56

...

 

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimeve që ka zhvilluar për disa ditë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është shprehur shumë optimist që Kosova do të jetë shumë shpejt anëtare e plotë e kësaj organizate, e 194-ta me radhë, përcjell gazetametro.net


“Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistecën e saj gati dhjetë-vjeçare ka dëshmuar se është shtet-paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal”, ka shkruar në Facebook, ndër të tjera, shefi i diplomacisë kosovare.

Pacolli, bashkë me Presidentin Thaçi, kanë qëndruar në Neë York ku kanë marrë pjesë në Asamblenë e OKB’së dhe kanë zhvilluar takime me vende të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /gazetametro.net

Ky është publikimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Behgjet Pacollit:

New York, 22 Shtator – Mendja ma thotë dhe zemra më rrah, që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë dhe shkëlqejë, në njërën nga këto shtiza. Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë. Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistecën e saj gati dhjetë-vjeçare ka dëshmuar se është shtet-paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë