Loading…
Pacolli: Nëse bëhem kryetar, nuk e marr rrogën dhe as veturën zyrtare
  • 19/10/2017 | 14:44

...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli është zotuar se nëse zgjidhet kryetar në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, nuk do të marrë beneficionet që i takojnë me këtë pozitë publike.


“Prej fillimit të fushatës time, unë kam dashur të jap një model të ri të kryetarit që i duhet Prishtinës. Sepse jemi lodhur me politikanë që vetëm flasin dhe nuk veprojnë. Në vend se të marr rrogën nga komuna, ato të holla do t’i investoj në qendrën e inovacionit. Do të jenë investim për rininë – ardhmërinë tonë”, tha ai.

Ai ka thënë se me punën e tij ka arritur të krijojë vlera dhe nuk ka nevojë të marrë paratë e taksapaguesve kosovarë për vete.

Selim Pacolli është i vetmi kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale – kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë